Beniada tregon se tërhiqet nga ‘mysafiri’ në shtëpinë e BBV: Prandaj jemi beqare se…

Ditën e djeshme të gjithë banorëve të “Big Brother VIP” iu dha mundësia për të bërë një tatuazh brenda mureve të shtëpisë. Ishin Iliri, Donaldi dhe Monika, ato që vendosën që të bënin nga një tatuazh.

Nga ana tjetër, duket se Beniadës i ka pëlqyer tatuazhisti, pasi teksa bisedonte me Arjolën është shprehur “do e haja me sy”.

Biseda mes vajzave:

Beniada: Nuk e di, ai më shikonte mua, unë shikoja tjetrin. Nuk e shikoja dot në sy, se po ta shikoja në sy do ta haja me sy

Arjola: Ishte shumë simpatik
Beniada: Po, ishte shumë i lezetshëm

Arjola: Pse nuk ndenje pak më shumë tek ajo dhoma, do t’i biesh pishman

Beniada: Po kisha turp

Arjola: Po kur do rritesh, po turp do kesh gjithmonë

Beniada: Po, ça të bëj kështu jam. Kam turp

Arjola: Edhe unë

Beniada: Prandaj jemi beqare. Kur vjen një djalë i bukur, ai andej, unë këtej. Kam ikur gjithmonë, nuk e di pse

Arjola: Ky është stili

Beniada: Unë iki nga turpi

Loading...