BEOGRAD – Daçiç: Serbia nuk do të protestojë për flamurin e Kosovës në Notre Dame

Qeveria serbe nuk do të protestojë për shfaqjen e flamurit të Kosovës në katedralen Notre Dame të Parisit, me rastin e ceremonive për 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore, deklaroi ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Në shpjegimet e dhëna së përditshmes ”Politika”, Daçiç arsyetoi mungesën e reagimit zyrtar nga ana e Beogradit me vizitën e paralajmëruar të presidentit francez, Emmanuel Macron në Serbi, që konsiderohet shumë e rëndësishme.

“Duke e konsideruar vizitën e ardhshme të Emmanuel Macron, e para në Serbi që prej 18 vitesh, opinioni im është që çështja e flamurit të ngrihet gjatë bisedimeve”, tha Daçiç.

ATSH Nga Arian Jorgaqi

Loading...