Berat – Drejtori i policisë rreh oficerin në oborrin e komisariatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në oborrin e komisariatit të Policisë në Berat.

Drejtori i Policisë në këtë qytet, Hasan Hametaj, në gjendje të dehur ka rrahur në oborrin e komisariatit, një oficer policie.

Denoncimi është bërë nga një inspektor policie.

Ndërkohë që denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

‘Denoncon narkodrejtorin Hasan H, i cili ne gjendje te dehur shtron ne dru oficerin e policise!

Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

Pershendetje Doktor .

Jam inspektor policie dua tu jap nje informacion eskluziv.Dje pasdite ne oborrin e policise berat narkodrejtori i policise Hasan Hametaj ne gjendje te dehur ka rrahur nje oficer policie te quajtur Albi .

Sot gjith diten e kan mbajtur te izoluar qe mos te bente denoncim ne prokurori kete djalin .

Sherri thon qe ka lindur per nje femer .Anonim te lutem dhe postojeni se esht gjynah per ate djal.’

Loading...