Berhan Bajrakurti thyen heshtjen në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24. Shefi i policisë në Malësinë e Madhe u akuzua se kishte ngac.muar sek.sualisht një vajzë 15-vjeçare dhe për këtë akuzë u publikua edhe një video in.time.
Bajrakurti u pr.angos, por pak ditë më parë ai është lënë i lirë pasi askush nuk merr përsipër akuzat e ngritura ndaj tij dhe askush nuk merr përsipër të bëjë denoncimin zyrtar.
Pak dite pasi ka fituar lirinë, Bajrakurti ka vendosur të flasë e të tregojë të vërtetën e kësaj ngjarje e cila e ktheu në protagonist të një ngjarje të shëmtuar.
Si ratë ju në kontakt me videon, nga kush e mësuat video-skandalin?
Së pari dua të bëj një falënderim nga zemra për ju si gazetarë që ishit të parat që dolët krah. Zgjodha për të folur këtu. Jam i sh.okuar totalisht megjithëse në kushte jo komode dua të bëj një mesazh. Në radhë të parë dua t’i kërkoj falje familjes ime për momentet aspak, tepër tro.nditëse që ndodhën mbi familjen time padrejtësisht. I kërkoj falje komisariatit të policisë Shkodër dhe Malësisë së Madhe. I kërkoj falje farefisit tim për situatat ska.ndaloze që iniciuan të pabesët. I kërkoj falje gjithë Malësisë së Madhe se ne si trevë s’i kemi zakon këto gjëra. Janë sh.okuar dhe ata. Mua më vr.anë e më kryqëzuan për së gj.alli. Do ju falënderoj dhe ju përzemërsisht. Po flas me zemër të hapur. kam besim tek drejtësia dhe do ia lë drejtësisë.
Si u njoftuat për ekzistencën e videos?
Në momentin që kam hyrë në zyrën e drejtorit të policisë së Shkodrës. Vetëm kaq i kam thënë po qe se është kjo e vërtetë unë 100 vite burg ia kam dhënë dënimin vetes.
Ak.uzohesha se kisha nga.cmuar një minorene dhe bashkë me nënën e saj i kisha marrë në makinë. Se ajo kishte dashur të denonconte dhe nuk e kisha lejuar. Jam sh.okuar totalisht.
I hidhni poshtë?
Nuk bëhet fjalë. Nëse këto janë të vërteta unë e dua dënimin me 100 vite b.urg. Vetëm të dalë nëna e saj e baba e të thonë që unë e kam ngacmuar, unë ia kam dhënë dënimin vetes.
Si ra në dorën e medias?
Nuk e di.
Është përfolur edhe për mënyrën se si kolegët ju kanë shoqëruar?
Ishte shumë sho.kuese. Nuk iu vë faj. Ishte e jashtëzakonshme.
Të kanë besuar?
Nuk më ka besuar askush. As vëllai që kam këtu. Kam telefonuar gruan dhe i kam thënë që mbaj fëmijët se unë do shkoj të përballem. Ka ndodhur diçka e rëndë dhe unë do përballem.
Je babai i tre vajzave dhe një djali. Sa të ka mbështetur e besuar familja?
Dasht’ Zoti mbështetja e familjes sime që jam këtu. Gruaja më ka ardhur dy herë në Shkodër dhe një herë në Lezhë. Ajo e ka mbajtur barrën kryesore. E falënderoj nga zemra.
Vëllai i shefit të policisë në Gruemirë të Malësisë së Madhe, Afrim Bajrakurti ka rrëfyer në emisionin ‘Me zemër të Hapur’ në News24 si qëndron sipas tij e vërteta me vëllai e tij Berhan Bajrakurti i denoncuar se ka nga.cmuar se.ksualisht një vajzë 15-vjeçare dhe për këtë akuzë u publikua edhe një video in.time.
Afrim Bajrakurti u shpreh se në fillim edhe ai nuk e ka besuar vëllain, por më pas gjithçka është sqaruar. Ai thotë se videon e kanë v.jedhur dhe e kanë publikuar për qëllime dashakeqe, ndërsa sipas tij ka gisht edhe politika.
Afrim ju nuk e keni besuar vëllain tuaj në fillim?
Nuk e besuam se në Malësinë e Madhe nuk ka ndodhur kjo gjë. Unë i kam çuar ushqimin tek dera dhe se kemi takuar hiç derisa u sqarua e vërteta. Ne nuk jemi politikanë. Ne jetojmë me asistencë. Ne gjithmonë kemi votuar majtas se kemi pasur babën komunist.
Çlidhje kanë bindjet tuaja politike?
Sepse na kanë futur në politikë. Tha Basha shiko çfarë bën polici. Ky ta kishte bërë atë punë nuk ishte këtu. Morën lap topin e nipit për provë. Dorëzova dhe ar.mën e vëllait. Vajza e vëllait nuk ka shkuar 8 ditë në shkollë. Nuk ka ardhur një strukturë e shtetit që të na thonë si është kjo punë.
Si ka dale kjo video?
Dikush e ka vje.dhur për të ulur familjen. Janë armiqtë që kanë bërë këtë punë. Unë kam dashur të vij personalisht këtu.
Gjendja ne familjen e Berhamit si është?
Kanë filluar njerëzit të na flasin se e kanë kuptuar si është e vërteta. Cfarë ka bërë ky njeri kundra ligjit?(d.d/BalkanWeb)





