Vëllai i Madh vendosi “t’u punojë një rreng” banorëve. Donaldi u takua pa dijeninë e banorëve të tjerë me vëllain binjak, Romeon dhe pas ndërrimit të rrobave ndryshuan edhe vendet.
Romeo u fut në shtëpi dhe aktroi sikur ishte Donaldi. Ai u ul pranë Beatrix, që fillimisht e pa disi dyshuese, por më vonë e pyeti që t’i tregonte se çfarë kishte ndodhur në dhomën e rrëfimit “pa i futur tmerrin”.
As Beatrix dhe as banorët e tjerë nuk e vunë re ndryshimin, me përjashtim të Einxhel.
“Ky nuk është Donaldi”, tha ajo, duke shkaktuar më pas të qeshura mes banorëve, që e kuptuan se në shtëpi kishte hyrë vëllai binjak i tij.
Pasi u zbulua, në shtëpi u fut më pas edhe vetë Donaldi.
Loading...