Bëri një denoncim të rremë se i kishin grabitur lekë në shtëpi, 32-vjeçari arrestohet nga policia në Tepelenë

Një 32-vjeçar i identifikuar si Stilian Muho është arrestuar nga policia në Tepelenë pasi bëri një denoncim të rremë se i kishin grabitur lekë në shtëpi.

Ai u vu në pranga pasi iu gjetën sasi të mëdha të lëndëve narkotike dhe një armë gjahu në banesë.

Improvizimi për grabitje në shtëpinë e tij të 200.000 lekëve bëri që dhe i ati i tij i cili jetonte me të ta pësonte nga krimi që i riu kishte kryer. Babai i të riut, Alem Muho u procedua penalisht si i dyshuar për bashkëpunim me të birin në prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.

Policia kishte marrë njoftimin mbrëmjen e datës 27.11.2021, se disa persona i kishin hyrë në banesë dhe i kishin marrë 200.000 lekë.

Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe rezultoi se shtetasi Stilian Muho ka bërë njoftim të rremë, duke improvizuar ngjarjen e grabitjes së shumës së parave.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 300 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, “Njoftimi i rremë në organet e rendit“ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./noa.al

Loading...