Beriash: “Flamuri i tytre është i shpresës dhe të drejtës. Asnjë nuk mund ta ndalë uraganin rinor të studentëve shqiptarë”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në seancën parlamentare, ku ka përshëndetur studentët për guxhimin e tyre në përballje me kryeministrin Edi Rama.

Me tone të ashpra, Berisha është shprehur se uraganin rinor nuk mund ta ndalë askush. Berisha ka sulmuar ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila sipas tij me para të dyshimta ka ngritur një vilë për dy vite.
Gjithashtu Berisha i është rikthyer deklarimit të pasurisë së Ramës, i fundit ky që në mbledhjen me studentët e Vlorës tha se nuk ka deklaruar 2 mijë euro për vilën në Surrel.

“Flamuri i tytre është i shpresës dhe të drejtës. Asnjë nuk mund ta ndalë uraganin rinor të studentëve shqiptarë.

Përballë këtij uragani qëndrojnë të korruptuarit. Ata që janë përgjegjës për dëmin e arsimit shqiptar. Qëndron ai sëbashku me tjetrën.

Trego zonja minister ta dinë edhe studentët se si e ndërtove vilën brenda dy viteve. Ku i gjete paratë. Ke shpenzuar 15 milion euro për kolltuqe dhe tualete. Ku i gjete zotrote Sarajet e Surrelit? Djalë, student të përgëzoj dhe përshëndes ku je. Po të them çafrë ka deklaruar kryemafiozi i Shqipërisë në ILDKPKI, se të tha që mashtronte Berisha. (Lexon deklarimet e Ramës)”- u shpreh Berisha.

Loading...