Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me diskutime të shumta mes mazhorancës dhe opozitës.
Menjëherë pas fjalës së zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, kreu i PD-së Sali Berisha i ka kërkuar sqarim nga foltorja lidhur me shkarkimin e Gledis Nanos.
Berisha iu drejtua Ballukut duke e pyetur se çfarë lidhje ka shkarkimi ish-kreut të policisë me të dhe së dyti të shpjegojë misterin e pallateve 8 katësh të ndërtuar pa leje. Menjëherë pasi drejtoi pyetjet, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka ndërprerë fjalën ish-kryeministrit duke thënë se duhet t’i përmbahet rendit të ditës.
Pjesë nga Kuvendi:
Berisha: A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta siç bën zonja? E para sqaro pse u shkarkua ish-drejtori i policisë Gledis Nano?
Fol pak këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës, pallati 8 katësh dhe ti flet aty për mister.
Nikolla: Ju lutem s’është procedurë! O Zoti Bardhi e kuptojn dëshirën tuaj për ti ardhur në ndihmë Berishës, ministrat e marin fjalën sa herë e kërkojnë.
(I mbyllet mikrofoni Berishës)
Salianji: Duhet të jeni e barazlarguar nga palët zonja Nikolla. Mediokriteti aty tek ju është ngritur në piedestal.