Berisha: Barbari kulturore e Ramës/ Shembja e Teatrit Kombëtar më kujton gjenocidin fetar të Enver Hoxhës

Berisha shprehet se shembja e Teatrit Kombëtar është një ba rbari kulturore.

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se shembja e Teatrit Kombëtar është një barbari kulturore e Ramës, që të kujton gj nocidin fetar kulturor të Enver Hoxhës në vitin 1967.

“Nje barabari kulturore e Edvin Kristaq Xhelatit qe te kujton genocidin fetar kulturor te Enver Hoxhes te vitit 1967! sb”, shprehet Berisha në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe një video nga shembja e kësaj godine.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatri Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.

Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit.

Basha është shprehur se vendimi ka qenë i jashtëligjshëm, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Loading...