Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se ish-kryedemokrati Lulzim Basha po përpiqet të ndërtojë një parti të re.
I ftuar në TPZ, Berisha tha se uron që ata deputetë që e mbështesin Bashën të ndërrojnë mendje duke parë se mbledh nga 30 persona në çdo qark që shkon.
“Është e vërtetë ka edhe një grup. Një përpjekje, përpjekja për të kapitalizuar votimin është përpjekje për të krijuar një parti të re demokratike.
Lulzim Basha është ai që lëviz nga qyteti në qytet me ato tavolinat e tij, ato takimet dhe ka një grup që përpiqet të krijojë një parti. Uroj të ndryshojnë mendje.
Lulzim Basha është deputet i PD, se çfarë rruge do të ndjekë është punë e tij, të vijojë me takimet, porn ë qarqe mbledh nga 30 veta në tavolinë,”- tha Berisha.