Berisha, Basha, Kryemadhi, Meta e tè tjerè, janè po aq zullumqarè sa Rama!
Nëse-ende shpresë,
do quhet Saliu,
këtu të mos mbetet,
as një frymë njeriu!
Nëse quhet shpresë,
Luli dhe Monika,
me rrënjë e me degë,
u shoftë Republika!
Nëse-ende Shpresë,
do të quhet Meta,
në humnerë të thellë,
është fundosur jeta!
Këta që të gjithë,
janë zullumqarë,
në këtë rrëmujë,
dolën shpëtimtarë?!
Edi Rama s’është,
e vetmja hata,
biles shumë më keq,
janë të gjithë këta!
Populli shqiptar,
s’i ha më gënjeshtrat,
me rrënjë e me degë,
i njeh të gjithë “mjeshtrat”!
Të ngrihet PD-ja,
për votën e lirë,
si të korrësh grurë,
në një shkretëtirë!
Është kjo PD-ë,
me xhaxha Salinë,
që mbi votat tona,
kanë bërë kërdinë!
Në ‘96-tën,
ishim dëshmitarë,
kur larot e Salës,
për pak na kanë vrarë!
Shpresë për Vatanin,
s’mund të jetë ky plak,
nga koka në këmbë,
i zhytur në gjak!
Po tek LSI-ja,
si mund të besoni,
që u bë tetë vite,
simbol korrupsioni!
Nuk janë bashkëfajtorë,
thjesht se mbyllën sytë,
por se vodhën vetë,
gjithë pasuritë!
LSI e Monës,
që sheh veç përpara,
shitblerjen e votës,
e shpiku e para!
Parvjet PS-ë mori,
veç votat e saja,
ndërsa LSI-ja,
u ngjit lart në maja!
Është shkruar e zeza,
mbi të bardhën letër,
si mori Monika,
dyqind mijë më tepër!
Dhe bufi të qe,
kaq gjë do kuptonte,
se kjo shumë votash,
PD-së i mungonte!
Dihet pdistët,
votën lehtë e shesin,
ndërsa socialistët,
më përpara vdesin!
E dimë mirë se ç’është,
e keqja-e mira,
po këta të gjithë,
janë kalbësira!
Sa herë që dalin,
na mbytën me rrena,
ndaj duhen qëruar,
sa më parë nga skena!
Të qe vetëm Rama,
i bëhej dermani,
po njëlloj i ndyrë,
është i gjithë stani!
A.DUKA