Berisha, Bashës: Ti zotëri nuk numëron asngjë tjetër, vetëm humbje dhe beteja të dorëzuara

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kërcënimit të Lulzim Bashës, pasi ky i fundit në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të PD-së tha se nuk i është përgjigjur Berishës për të treguar maturi, teksa tha se “rrjedh nga një familje si nga Bashët dhe Hotët, që shquhemi edhe për gjëra të tjera”.

Berisha foli për historinë që i kishte treguar Bashës dy muaj më parë, por mezi mbante të qeshurën, teksa shtoi se Bashët dhe Hotët kanë nxjerrë burra të penës dhe pushkës, ndërkohë që për Bashën tha se ëhstë besëprerë.

“Del dhe thotë jam dhe Bash, jam dhe Hot. Para 2 muajsh bëmë një muhabet. I them unë, “Lul mos u përziej me këtë punë”. Edhe i thahsë, “Lul, hotianët e kanë patur një fjalë. Ndihma e Zotit, pushka e Hotit. Kjo do të thotë i thashë : “Ndihma e zotit, pena ime”. Kjo është e vërteta.

Edhe Bashët, edhe Hoti, kanë patur burra të penës dhe pushkës, por ti zotëri nuk numëron asngjë tjetër, vetëm humbje dhe beteja të dorëzuara. Për të mos e thënë atë tjetrën. Si te Bashët, edhe te Hoti, besëpreri është… e dini vetë, s’po flas”, tha Berisha.

Loading...