Ndërsa sjell në vëmendje 9 kushtet e vendosura për Shqipërinë, Berisha shkruan se vota gjermane dje ishte goditja e mëshirës për kupolën e narkoshtetit nga Bundestagu gjerman.
“Të dashur miq, mbrëmë vonë Bundestagu votoi projektin që sot ka fuqinë e një ligji, me të cilin vendosi:
1- të hedhë poshtë rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë!
2- Negociatat e Bashkimit Europian me Shqiperine te mos hapen gjeri sa Shqiperia te plotesoje 9 kushte!
3- Bundestagu miratoi vendimin e Komisionit Europian për çeljen pa kushte të negociatave me Maqedoninë e Veriut.
4- Bundestagu me votën e djeshme veçoi, ndau në qëndrimin e tij përfundimisht Shqipërinë nga Maqedonia në procesin e hapjes së negociatave!
5- Bundestagu mbrëmë vendosi që kushtet për hapjen e negociatave për Shqipërinë nga 7 që ishin një vitë më parë të shtohen në 9 defacto 10 dhe konkretisht është shtuar
a) zgjidhja e krizës së rëndë politike,
b-dënimi i kriminelëve të blerjes së votave në zgjedhjet e 2017
c-ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe
d-vendimin e Gjykatës Kushtetuese për legjimitetin e farsës moniste të 30 qershorit”, shkruan Berisha.
Më tej ai shton se vetëm pasi Shqipëria të plotësojë këto 9 kushte mund të fillojnë negociatat, dmth të mblidhet Konferenca e dytë, akti që shënon hapjen reale të negociatave.
“Pra asnjë nga 9 kushtet nuk është vendosur që të plotësohen gjatë procesit të negocimit. Bundestagu shtoi pra me 40% kushtet për shkak se ka konstatuar se nuk janë plotësuar asnjëri prej 7 kushteve të caktuara prej tij para një viti dhe se përveç kësaj vendi është në një krizë të rëndë politike dhe se ka një përkeqësim dramatik të standarteve demokratike në Shqipëri gjatë këtij viti siç dëshmuan shkelja flagrante e Kartës së Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kartës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Kodit të Venecias për zgjedhjet e lira.
Shkak tjetër që detyroi Bundestagun të votojë mbrëmë shtimin e kushteve për Shqipërinë është dhe publikimi i përgjimeve famoze në Gazeten Bild që implikojnë direkt Edvin Mafinë në krim të pastër elektoral dhe dëshmojnë se Shqipëria drejtohet nga një bandë mafjoze.
6-Bundestagu ne nje rast unik ne tere historine e tij, si per asnje vend tjeter gjer sot, ne nje goditje fatale per narkoqeverine e Edvin Mafise vendosi dje qe Shqiperise ti anullohen madje dhe ti nderpriten fare negociatat ne rastse pas plotesimit te 9 kushteve dhe hapjes se tyre qeveria shqiptare nuk respekton detyrimet e saj qe dalin gjate procesit te negocimit”.
Sipas Beishës, dy janë pasojat direkte të vendimit të djeshëm të Bundestagut.
“a- Shtyrja e hapjes së negociatave me Shqipërinë gjer në plotësimin e 9 (defacto 10) kushteve. Po të kemi parasysh faktin se Edvin Mafia nuk plotëson dot asnjë kusht kjo është një shtyrje si ne dje e hapjes së tyre.
Mesazhi është i qartë si kristali: Me Edvinin dhe kupolën mafioze të narkoshtetit negociata nuk ka!
b-Këshilli i Ministrave të vendeve të BE në Samitin e ardhshëm të Tetorit në Bruksel do të ketë në tavolinë për Shqipërinë një dokument të Bundestagut me fuqi të plotë ligjore për qeverinë gjermane që dëshmon se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e vendosura unanimisht një vit më parë në Samitin e Luksemburgut por përkundrazi ka shënuar përkeqësim të ndb-Këshilli i Ministrave të vendeve të BE në Samitin e ardhshëm të Tetorit në Bruksel do të ketë në tavolinë për Shqipërinë një dokument të Bundestagut me fuqi të plotë ligjore për qeverinë gjermane që dëshmon se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e vendosura unanimisht një vit më parë në Samitin e Luksemburgut por përkundrazi ka shënuar përkeqësim të ndjeshëm të standarteve demokratike dhe të dashur miq, merret me mend apo vetkuptohet se cili do jetë qëndrimi i ministrave të vendeve të BE për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë”.