Ish-kryeministri Sali Berisha, në një lidhje për emisionin “Opinion”, ka folur sërish mbi vrasjen e ish-deputetit të PD Azem Hajdari 22 vjet pas ngjarjes së rëndë.
Sipas Berishës, ngjarja ishte një vrasje politike për shkak të asaj që Hajdari i kishte bërë regjimit komunist.
Berisha: E vlerësoj faktin që I ktheheni vrasjes së shekullit siç e quajtët ju. Unë do ta quaj aktin politik kriminal më të rëndë në historinë shqiptare. Në këtë kontekst, nga moment I aktit të tij deri në ditët e sotme, ata që humbën pushtetin e tyre terrorist qëndrojnë me gjithë fuqinë e tyre pas atentatit”
Fevziu: Jeni ftuar në gjykatë?
Berisha: “Nuk jam thirrur asnjëherë, kurrë në jetën time, as në gjykatë, as në prokurori. Nuk ke një organ, një media që të vërtetojë të kundërtën e kësaj që them unë. Fatos Klosi dhe ish bashkëpunëtori Arben Rakipi bën lojë dhe bëni skupe. Nuk më thërrisnin dot, pse? E para, unë do tu bëja pretence politike, e dyta, unë nuk kisha dëshmitar okular. Unë isha në zyrë dhe nuk merrte fuqinë e një prove. E treta, vetëm në harkun 12 orë ato ditë unë kam bërë tre konferenca shtypi.
Unë Sali Berisha kam denoncuar publkikisht çdo të dhënë që ka ardhur, kam denoncuar publikisht vrasjen shtetërore.
Çfarë ishte banda e Haklajve? Një bandë shtetërore, me spaleta. Bandë ishte edhe Zani Çaushi por nuk u bë shef komisariati. Haklajt morën komisariatin vetëm për tu hakmarrë për regjimin që u përmbys.
Vrasësit e Hajdarit atë ditë në drekë kanë pritur në aeroport Fatos Nanon. Pse akuzova Nanon? Pas vrasjes, nga Lapraka në Bajram Curri nuk ka patur asnjë patrullë policie që ti ndalte. A kishte lidhje shefi i SHIK me vrasjen? Ata që organizojnë atentate, kanë gjithmonë informacione. Pse ia mbathi të nesërmen në Himarë? Pasi rregulloi azilin e Fatosit në azil, për vete zgjodhi Himarën.
Janë përpjekur ta paraqesin si sherrnajë, por Azem Hajdari, familja dhe rrethi i tij, nuk kanë patur kurrë asnë sherr më të vogël me bandën kriminale të Haklajve. Ai ka qëlluar politikisht kundër vrasjeve politike që kjo bandë bënte në Tropojë. Shteti kërkonte ta vriste përmes tyre.
Ai shkoi në Tropojë dhe i dhanë 140 plumba makinës së tij dhe breshëritë erdhën nga dega e punëve të brendshme. Ky ishte një urdhër politik për të asgjesuar Azem Hajdarin për atë që i kishte bërë sistemit”.
Ju kishin vënë në dijeni se do e vrisnin Azem Hajdarin?
Sigurisht, Azemi nuk kishte asnjë problem personale me bandën e Haklajve. Ai shkoi në Tropojë i dhanë 140 plumba, në qershor. Erdhën afër degës së punëve të brendshme i zunë pusi, iu shpëtojë. Ky ishte një urdhër politikë për të asgjësuar Azemin.
Unë i kam thënë Azem mirë është të zhdukesh 6 muaj diku. Ka dy mënyra ose të fshihet ose të qëllosh, por kjo nuk ishte rruga jonë. Azemit i kishin dalë në pritë edhe tek shtëpia, ata ishin vrasësit e shtetit.
Azem Hajdari dhe truproja i tij Besnik Çera u ekzekutuan pranë ish-selisë së PD mbrëmjen e 12 shtatorit 1998. I vetmi që ndodhet në burg për këtë vrasje është Jaho Salihi Mulosmani, i dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa i akuzuari kryesorpër ngjarjen, Fatmir Haklaj, u vra në një atentat nëntorin e 1999-ës në Bujan të Tropojës pranë banesës të Jaho Salihit.