Berisha: Do t’ia djegim tokën nën këmbë këtij shteti

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për mosbindje civile me të gjitha format nga protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi se kemi një diktaturë që duhet ta përmbysim sa më parë me mosbindje totale civile duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen protestës.

“Kur ne përsërisim këto nga mëngjesi deri në darkë forcë që ti rezistojë qytetarëve nuk ka dhe nuk mund të ketë. Është mision qytetar. Kemi një diktaturë duhet ta përmbysim sa më parë me mosbindje totale civile. Të gjithë antidiaktorialët duhet të dalin.

Do t’ia djegim tokën nën këmbë këtij shteti që shkelmon në kafshëri të appërmbajtur një njeri në tokë. Siç ndodhi më të ri dje apo siç ndodhi tek liqeni. Meritojnë çdo ndëshkim. Iu bëj thirrje qytetarëve tu japin përgjigjen e merituar. Kanë banditë, s’kanë familje, s’kanë asgjë dhe meritojnë çdo lloj ndëhskimi.

Ti identifikojnë dhe tu japin atë që meritojnë. Qyt shqiptarë njerëzit më të pambrojtur në botë. Keni një polici me vrasës e banditë që iu shtyp në tokë. një kryebandit që rikthen praktikat e etërve të tij. një drejtësi në xhepin e banditit. Qyt e ndershëm nuk kanë asnjë mbrojtje tjetër përveç guximit. Guximi arma më e fortë. Thirrje që të çlirohemi sa më shpejt nga kjo diktaturë.

Në ‘90-‘91 komunizmi iku se e zvarritën diktatorin i bënë gjyqin politik. Sot narkodiktatori meriton Lanën, jo zyrën që ka. E meriton të hodhët në Lanë sepse aty e ka vendin në koshin e plehrave të historisë. Sot përveç Zotit dhe guximit të tyre nuk kanë asnjë mbrojtje tjetër. Të përdorin guximin e tyre për të flakur sa më shpejt këtë regjim të poshtër.

Skena të tilla kam parë vetëm në ’90 me stampistët që e rrëzonin vajzën në tokë dhe e shkelmonin. I përgëzoj shqiptarët për heroizmin që kanë treguar, duhet të bashkohemi të gjithë. janë me dhjetëra e qindra socialistë.

E di ç’më thoshte një socialist me sms, mu thaftë dora që votova për të. Xhaçka dhe Yaris ngjiteshin me 8 vetura dhe një pako me ndihma për një familje. Jemi të vendosur të paguajmë çdo çmim për t’u çliruar nga diktatura.

Ky shtet nuk ekziston më për shqiptarët. përgjigje me të gjitha format e mosbindjes civile”, deklaroi Berisha.

Loading...