” Së pari duhet të kemi parasysh se duke lexuar dy letrat e tij, ju gjeni se ai është i vetmi shqiptar sot mbi tokë në Shqipëri dhe në planet që nuk ndien asnjë përgjegjësi për krizën e krijuar.
Që gjithçka e projekton e nxjerr tek kundërshtari, e para kjo njëherë… Asnjë njeri nuk mendon se ai nuk ka përgjegjësi.
Unë kam besim se çdo njeri normal e ka të qartë se çfarë do të thotë futja e bandave në zgjedhje.
Të shkruash letër duke nxjerrë të gjithë vrerin tek Kundërshtari, të ftosh me vrer kësaj i thonë të ftoj duke vjellur vrer ndaj kundërshtarit.
Ai aty i shpall luftë opozitarëve, ai kthehet në instinktin e hakmarrjes atërore. Nuk mundët kurrë një kryetar qeverie të thotë se është ogur i mirë shkatërrimi i këtij grupi. Ai ka këtë koncept për opozitën.
Imagjinoni shqiptarë se çfarë keni kryeministër, keni një bastard të etërve të tij mizorë që e mbajtën vendin. Çdo opozitar duhet ta ketë të qartë se kë ka përballë.” tha ai.