Ish-kryeministri Sali Berisha po mban Foltoren e radhës në qytetin e Kukësit, ku ëhstë pritur nga qindra mbështetës të tij, ndërsa i pranishëm është edhe deputeti Flamur Noka, i shkarkuar nga Basha si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë.
Në fjalën e tij Berisha ftoi kryeministrin Rama që ta ndjekë këtë Foltore, sepse sipas tij, “kjo është punë burrash dhe jo pengjesh”. Gjithashtu Berisha u shpreh se daullet që po bien janë për Ramën, i cili nuk do ta gëzojë mandatin e tretë.
“Edvin, ndiqe këtë “Foltore”! Kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh. Dua t’i çoj një mesazh Sllobodanit të ri, se do njihet në Tiranë i gjithë genocidi serb ndaj shqiptarëve nga vitet 1700 deri në vitin 1999, përfshirë genocidin e Lumës, që është genocidi më i egër i luftës Ballkanike, i dokumentuar me të gjitha dokumentat ndërkombëtare.
Edvin, ti mendon se do të gëzosh këtë mandate. Dëgjoji pak ato daulle, po bien për ty. Mandatin nuk e gëzon ti, që ke vjedhur me qindra milionë. Nuk e gëzon dot mandatin ti Edvin, sepse ke përdorur patronazhistët, njëlloj si në kohën e baballarëve të tu mizorë , për të terrorizuar shqiptarët”, u shpreh Berisha.