Berisha flet për Bozon dhe Çomon: Askush nuk i futet politikës në atë moshë

Ish-kryeministri Sali Berisha, i 5-ti në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Tiranë është shprehur se do të kishte dashur të renditej më poshtë. Në një intervistë të dhënë ditën e sotme në News 24, Berisha komentoi edhe përballjen e tij me figurat e Najada Çomos dhe Luljeta Bozos në ironinë e një dite më parë të bërë nga kreu I qeverisë Edi Rama. Berisha u shpreh se ka ndjerë kënaqësi kur e ka parë Ramën në atë rol, pasi ka dëshmuar sipas tij nivelin ku ndodhet politikbërja socialiste.

“Ndjeva një kënaqësi kur e pashë atë krahasim. Ai ka bërë një krahasim duke abuzuar me të sëmurët. Ky është një akt çnjerëzor, makabër. Ai fyen familjet shqiptare që kanë njerëz të sëmurë në shtëpi. Ata kalojnë orë për t’u nxjerrë fjalën. Dhe të tallësh në mënyrë të tillë është staliniste. Mund të gjesh shumë mënyra për të sulmuar Sali Berishën por nuk mund të përdorësh kurrë të sëmurë”, tha Berisha.

Berisha komentoi edhe kandidimin e Luljeta Bozos për kandidate, duke deklaruar se nuk ka në asnjë vend të botës një njeri që I futet politikës në moshën e saj.
“Të jem i sinqertë me ju. Unë besoj se qytetarët e Tiranës realizojnë një gjë, se në historinë e botës sot nuk gjendet një rast i vetëm që një 77-vjeçare të fillojë politikën në atë moshë. Mes meje dhe zonjës Bozo cilën do mbani kryetar. Çfarë është vendosja në listë.

Është si I mbyturi që kapet në fijen e barit. Vuri zonjën tjetër për thënë se nuk dështova me COVID. Ja ku e kam unë suksesin. Në këtë kontekst, është gjithçka në funksion të karriges së tij. Duhet të kesh një minimum qytetarie ta bësh këtë të kërkosh ndjesë. Nuk di ta ketë këtë Edi Rama. Unë u kënaqa kur e tregova se tregoi cili është. Vuri disa zonja për të maskuar bëmat e tij”, u shpreh ai.

Ndërsa ndalur tek roli i presidentit Ilir Meta në raport me zgjedhjet e 25 Prillit, Berisha deklaroi se ai po bën gjithçka për të krijuar vetëdijen qytetare. “Meta po bën gjithçka për të krijuar vetëdijen qytetare që të mos ndëshkohet më tej Shqipëria”.

Loading...