4200 firma të anëtarëve demokrat, ku kërkohet ngritja e Kuvendit Kombëtar, do të dorëzohen nesër në PD, njofton ish-lideri demokrat, Sali Berisha.
Nga foltorja e radhës, që zhvilloi këtë të martë në Pogradec, Berisha tha se ky është një lajm i keq, për kryedemokratit Lulzim Basha dhe lajmi më i mirë për të gjithë demokratët.
“Për peng-kryetarin kam një lajm të hidhur, por të gëzuar për të gjithë ju. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti, përkulu para firmave të anëtarëve të Partisë Demokratike, sepse 4200 kanë firmosur, por do të vijnë në atë kuvend 10 mijë të tjerë”, tha Berisha.
Loading...