Një ndër deklaratat e forta të Berishës gjatë takimit në Fier ishte edhe shkarkimi i Bashës.
Forumet do mblidhen. Lëri ato. Do vendosë që çdo kryetar që i lejon vetes të marrë vednime që janë të forumeve, është i shkarkuar dhe funksioni i kalon nën-kryetarit apo Sekretarit të Përgjithshëm.
Kjo është demokracia. Do sanksionohet në Statut. Merre vendimin, por nuk je më. Do thërrasim referendumin.
Do kërkoj falje sepse mijëra prej jush kanë mbështetur Bashën pse e ka mbështetur Sali Berisha. Ju garantoj që çdo gjë që keni menduar ju për të, çdo të vërtetë që keni sjellë në zyrën time.
Ju përveshën të dy LSI-së, pasi Edi Rama i tha ‘Luli është çun i mirë’. Zbritën në nivelin më minimal në historinë e PD-së. Dolëm shtojcë e PS-së. Del një ditë kryetari i opozitës, ish kryetari i opozitës, dhe thotë do ndryshoj kushtetutën. Po ku i ke votat t’i për ndryshimin e kushtetutës. Ti ke vetëm 44 vota. Si do e ndryshosh ti kushtetutën kur s’ke vota?