Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë televizive ka treguar se çfarë do të ndodh në ditën e zgjedhjeve.
Ndër të tjera ai është shprehur se e gjithë kjo është një betejë e kot, e cila nuk ka finale, duke konfirmuar se marrveshje me Ramën nuk ka.
“Kjo është një betejë që do shkojë në finale. Nuk shikoj zgjidhje jashtë një përplasje të fuqishme, janë konsumuar mjetet e tjera. Ka patur një marrëveshje të 2017, që në vend të jepte paqe dha dosjet e vjedhjes së votave. Marrëveshje të dytë me Edi Ramën nuk ka”, theksoi ai.
Sipas Berishës, o do e përmbyset këtë regjim ose opozita shkon drejt shfarosjes.
“Me fjalën përplasje të fuqishme e kam parasysh përpalljen e popullit me narko-shtetin”, theksoi Berisha, ndërsa konfirmoi se deri tani ndërkombëtarët nuk kanë marrë përsipër të zgjidhin krizën.
“Jo 30 qershori, 30 maji më duket një datë e largët për ekzistencën e Edi Ramës kryeministër”, deklaroi më tej Berisha.
Opozita po përgatitet për protestën e radhës kombëtare, atë të 11 majit. Vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se 11 maj përballja do të jetë vendimtare, por ende nuk ka dhënë asnjë detaj për protestën.