Berisha lëshon ‘BOMBËN’: Basha ka disa vite që nuk shkon në SHBA, më shiti për …

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë shumë të fortë mbrëmjen e sotme për kryedemokratin Lulzim Bahsa.

Ai u shpreh se Basha vendosi që ta hiqte nga grupi parlamentar i PD-së për interesa personal, pasi ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Me këtë deklaratë, Berisha la të nënkuptohej se nëse BAsha nuk do ta kishte përjashtuar, atëherë SHBA do ta shpallte edhe kryedemokratin “non grata”, ndaj Basha vendosi të shpëtojë vetën e tij.

“Pabesia njerëzore thyen çdo lojë dhe çdo moral. Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta përpara se të dalë në mesazhin e tij. Ma than ë telefon dhe unë e kundërshtova në mënyrë kategorike sepse nuk ishte tagri i tij një vendim i tillë. E kundërshtova në mnëyrë të prerë. Pasi foli me mua, ai doli bëri njoftimin pa lajmëruar grupin parlamentar. Mbledhjen e kishte thirrur jo ëpr diskutim, por për njoftimin.

Gjithçka ka bërë, e ka bërë për interesin e tij personal. Kishte një interes personal ai. Ka disa vite që nuk shkon në Shtetet e Bashkuara. Ka bere nje bisedë tre ditë më parë. Më tha se na del problem me ate ligjin. Cilin ligj i thashë une? Dekriminalizimi është për gjera konkrete. Ky ishte në përgjithësi. Ne s’mund të transferojmë sovranitetin. Mos e bëj këtë i thashë”, tha Berisha.

Loading...