Berisha ‘mburr’ Ramën dhe ‘ul’ Bashën, ja çfarë tha

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një takim me anëtarët e Partisë Dmeokratike në tiranë, ku ndër të tjera ka flur edhe për gjendjen e Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, për herë të parë Berisha ka “mburrur” Edi Ramën dhe i ka ulur vlerat Lulzim Bashës, pasi është shprehur se vetëm 19% e dmeokratëve kanë votuar kryetarin e tyre, ndërsa e kundërta ndodhi me krahun tjetër.

Berisha tha se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, pais kjo humbje e dytë nuk mund të kapërdihej.

“PD është në gjendjen më kritike të ekzistencës së saj. Kurrë nuk ka qenë në ditëne sotme. Ka 8 vite që ka humbur çdo nsimë, përveç ligjit të dekriminalizimit. Ka 8 vite që ka humbur çdo aksion, 100%. Ka 8 vite që shkatërrohet mekanizmi elekrorat dhe ajo nuk interesohet. Ka 8 vite që kalon nga disfata në disfatë. Kjo është PD në ditën e sotme.

PD humbi zgjedhjet e fundit në të cilat Edi Rama vodhi, bleu dhe grabiti 2 herë më shumë vota se në zgjedhjet e vitit 2017. Por duhet t’ia themi vetes të vërtetën në sy. Nëse Rama nuk i fitoi zgjedhjet, as PD nuk i fitoi. Ditën e zgjedhjeve në darkë, “pollsteri” më serioz që kishim, pyet zgjedhësit demokratë: Për kë votuat në PD? Vetëm 19% e tyre votuan për kryetarin. E kundërta ishte raporti në kampin tjetër.

Çfarë bëri zotëria? Kjo sihte e pakapërdishme. Humbe njëherë zgjedhjet….Po i humbe njëherë, duhet të ikësh, po i humbe 2 herë, 2 herë duhet të ikësh. Unë i tregoj të gjithë skemën e vitit 2001. Të gjithë i kisha kudnër në atë kohë. Ne arritëm të vëmë sanskione në qeverinë e Fatos Nanos. Parlamenti Europian i tha Shqiëprisë “Parlamenti juajnnuk shfaq mendimin e shqipatrëve”. Ne e fituam nëj levë, por treguam që na i grabiti zgjedhjet me fakte e dokumenta. Vetë ata që vunë sanksionet, u interesuan për zgjedhjet në Shqiëpri.

Loading...