Berisha mesazh Bashës nga Fieri:“Mos luaj”, të gjithë ata që…

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dërguar nga Fieri një mesazh paralajmërues Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Berisha i thotë Bashës se të gjithë ata që në 30 vite i kapi frika përfunduan keq.

Sipas tij, Basha ka hequr nga Statuti edhe referendumet, por Berisha siguron se Kuvendi do të mblidhet dhe do të fusë në Statut nenin e referendumeve. Më pas do të sanksionohet po në Statut edhe që kryetari i partisë që merr vendime që nuk janë pushteti i tij që në momentin që shpall vendimin përveç kohës së luftës do të shkarkohet në vend.

‘’Në këtë situatë që jemi ne vota është shpëtimtare, vota e lirë. Delegatëve të Kuvendi i jap të drejtë kur ¼ e tyre firmosin atëhere mblidhet Kuvendi. Nuk lënë asnjë hapësirë. Ka shpërndarë vendimmarrjen.

Kryetari thotë që unë nuk do lejoj, kryetarit i them një gjë, të gjithë ata gjatë 30 viteve që i kapi frika e forumeve kanë përfunduar keq, prandaj ja ku i kemi gjithë njerëzit që mbajnë mbi supe, mos ki frikë, mos mendo se mund ti shkelmosh, mos luaj, mos luaj me pluralizmin. Kjo parti ka sakrifikuar shumë, ka sjellë pluralizmin.

Lëri ato, forumet do mblidhen, Kuvendi i partisë do vendosë. Çdo kryetar që i lejon vetes të marrë vendime që nuk janë pushteti i tij, që në momentin që shpall vendimin përveç kohës së luftës është i shkarkuar dhe posti i kalon nënkryetarit ose Sekretarit. Do të sanksionohet në Statut. E more vendimin për të shpëtuar veten, merre por nuk je këtë, do sanksionohet në Statut.

Çka bërë zotëria, në fushatë elektorale thoshte do hapim referendume. Thashë unë qenka apasionuar nga modeli zvicerian. Ky ka hequr referendumin nga statuti i PD. Atëhere marrim Kuvendin, Kuvendi vendos nenin e referendumit në Statut dhe bëhet referendumi. Jemi në krizë të thellë, do e kalojmë së bashku.’’- tha Berisha.

(BalkanWeb)

Loading...