Ish kryeministri ka thenë se “Narkopolicia përhap Covid 19”, duke bashkëngjitur edhe denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se ishte ndaluar mbrëmë nga policia në Korçë, dhe e kishin detyruar të bënin testin e alkoolit.
Në mesazhin e tij, ai thotë se ndonëse i ishin përgjigjur policit se kishin frikë ta bënin testin, si pasojë e koronavirusit, ishin “detyruar” nga policët.
Postimi i plotë:
Sjellje banditesh!
Narkopolicia perhap Covid19!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
“Mirmbrema sot ne qytetin e Korces policia na ndaloi ne oren 21.30 na pyet nga vini nga Greqia se makina eshte me targa Greke ju pergjigjem jo .Na pyetem a kemi pire alkol ,ju pergjigjem jo nuk pime alkol ne jeten tone ,dhe na thane te na bejne alkotest ,ju pergjigjem se ne kete kohe me virusin nuk do deshironim te benim alkotest se kishim frike ,po te deshironin kerkuan te na benin analiza ne spital ku do dukeshe rezultatl..Nuk pranonin dhe na detyruan te benim alkotest ,ku ate tubin e alkotesti e zinim me duar vertet me dorashka po qe nuk e di sa kohe i kishin ne duar. Me ne fund e beme alkotestin dhe doli 0 .Dua te di a eshte ne rregull me ligjin policia ne kete kohe me virusin ,pa na pare a kishim temperature. Ju lutem me ktheni pergjigje kam edhe video nga ngjarja ne dispozicion .Ju faleminderit shume”.