Berisha në ‘arrest shtëpi’, avokatët ankimojnë vendimin brenda afatit

Sali Berisha është lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ditën e shtunë nën mbikqyrjen e efektivëve të policisë.

Avokatët e Sali Berishës kanë dorëzuar ditën e sotme në Gjykatën e Apelit ankimimin e vendimit për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sali Berisha aktualisht ndodhet duke zbatuar masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO, ku i është ndaluar gjithashtu edhe kontakti me personat të cilët nuk jetojnë në banesën e tij.

Bëhet me dije se ankimimi i vendimit për ish-kryministrin Berisha është bërë brenda afatit 5 ditor.

Nga ana tjetër kujtojmë se Sali Berisha është lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ditën e shtunë nën mbikqyrjen e efektivëve të policisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet se ka kryer “korrupsion pasiv” me kompleksin sportiv Partizani.

Loading...