Berisha në konferencë pas protestës: Basha sot ministër i brendshëm i Ramës

“Basha sot ministër i brendshëm i Ramës”- keshtu u shpreh ish kryeministri Berisha, ne konferencen per mediat, pak ore pas protestes ne seline e PD.

“Ky regjim ka arrit në atë shkallë sa të emërojë edhe opozitën që do. De facto sot, Lulzim Basha zëvendësoi Cucin e familjes, u bë ministri i brendshëm i Edi Ramës në qëndrimin ndaj demokratëve. Ne i qëndrojmë plotësisht e me vendosmëri karakterin paqësor të protestës sonë.

Atyre që sot përdorën hunjtë kundër protestuesve paqësore, narkobanditëve me uniformë që përdorën dhunën u them : Keni kryer një krim të shëmtuar, kjo opozitë nuk mund të mposhtet dhe nuk mposhtet. Është e vendosur pavarësisht nga mjetet që do përdorni, të përdorë gjithë fuqinë e saj për çmontimin e narkoshtetit. Shqipëria e tërë, me një program të caktuar do të jetë në protestë.” u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu sic kishte paralajmëruar po mban një konferencë për shtyp me gazetarët pas ndodhive të ditës së sotme në selinë blu. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se ditën e sotme është ushtruar terror ndaj demokratëve ndërkohë që pavarësisht dhunës së ushtruar Berisha e konsideroi këtë protestë madhështore dhe paqësore.

“Trafikantë brenda selisë blu ishin pajisur me gaz e helme, mjete primitive thirri sipas skenarit të parapërgatitur narkobanditë me uniformë duke ndërmarrë një reprezalje, një dhunë dhe terror policor të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore. Sot u faktua se Lulzim Brava është në një aleancë kr imi, dh une ndaj demokratëve dhe PD-së me Edi Ramën.

Protesta madhështore ishte tërësisht paqësore. Kjo protestë kishte për detyrë hapjen e dyerve të blinduara. Në fakt protesta dyert i hapi. 12 demostrues janë shoqëruar në spital pasi kanë marrë dëmtime. Demokratët sot kanë vetëm një pyetje se kur do të kthehen përsëri. Komisioni i Rithemelimit do i japë përgjigjen atyre në kohën më të shpejte”- shpreh ai.

Loading...