Berisha në konferencë urgjente: SHBA-të le të nxjerrin provat, por jo të montuara tek zyra e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu siç edhe njoftoi ka zhvilluar një konferencë për mediat pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen e tij.

Berisha thotë se Blinken ka renditur akuza mjaft të rënda pa pasur asnjë provë dhe asnjë argument për këto akuza të cilat sipas tij nuk e ka bërë askush deri më sot, madje as kundërshtarët më të egër.

“Sot ndaj SHBA ushqej të njëjtat ndjenja, por ndaj një njeriu pa asnjë provë ka renditur akuza që nuk i ka renditur as edhe një kundërshtar më i egër”, tha Berisha.
Berisha gjithashtu theksoi se ka kërkuar paraqitjen e një fakteve që sipas tij nuk është paraqitur asnjë.

Sipas tij nëse do të kishte qoftë edhe një provë, do të vepronte krejt ndryshe.

“Nëse sekretari i shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë, natyrisht jo prova të montuara në Tiranë, tek zyrat e Edi Ramës. Por provat nëse kanë le t’i nxjerrin, kaq mund të them. Unë kam hapur gjyq dhe le t’i paraqesin para Gjykatës. Ai është diplomati më i fuqishëm i botës, un jam një qytetar privat por me besimin tek drejtësia”, tha më tej Berisha.

Loading...