Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga “Foltorja” në Pogradec se nesër do të dorëzojë 4200 firma të delegatëve të Partisë Demokratike për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Berisha u shpreh se përveç tyre, në Kuvendin Kombëtar që sipas tij do mblidhet në 11 dhjetor, do të vijnë mbi 10 mijë mbështetës të tjerë.
“Kam një lajm të hidhur për kryetarin, por të gëzueshëm për të gjithë ju. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti, përkulu përpara firmave të anëtarëve të Partisë Demokratike, se 4200 kanë firmosur, do vijnë në atë Kuvend 10 mijë të tjherë. Do të jetë festa më e madhe e PD-së, do jetë triumfi i saj, do të jetë rikthimi i saj i plotë. I sigurt në fitoren vendimtare ndaj narkoshtetit” – tha Berisha.
Kush duhet të jetë kryetar i Partisë Demokratike? Sali Berisha
59% Lulzim Basha
13% Dikush tjetër
28% Votes 3671