Berisha nga Kuvendi Kombëtar: Kjo ishte dekada e hakmarrjes së Edi Ramës

Sali Berisha: Kush është Edi Rama në të vërtetë? Pse i urren ai shqiptarët? Pse i vjedh ai çdo ditë?

Duhet të kujtoj vitin 1990 kur Shqipëria u ngrit kundër diktaturës Komuniste.

10 vitet e fundit, kjo ka qenë dekada e hakmarrjes së Edi Ramës, pasardhësit të bllokmenëve hoxhist ndaj shqiptarëve.

Ne shembëm një diktaturë në vitet 90, ne realizuam pluralizmin. Më në fund Shqipëria kishte shumë parti dhe opozitë.

Dhe vërtetë miq, shqiptarët fituan shumë ato vite, por për të parën herë shqiptarët arritën të jenë një komb i lirë. Rriteshim në popullsi, por edhe në të ardhura.

Por, mbas një fitore revolucionare vjen gjithmonë një kundërpërgjigje e diktaturës së vjetër dhe ja erdhi me emrin Rilindje, në të vërtetë vdekja e demokracisë e bazuar siç u shpall në krye të herës si aleancë e qelbësirave të Kombit me në krye me emrin Edvin Kristaq Rama, i cili me dëmet që i ka bërë Shqipërisë ndër vite renditet fill pas Enver Hoxhës në listën e armiqve të shqiptarëve.

Loading...