Berisha non- grata në SHBA, ja çfarë thotë Armina Mevlani për vjehrrin

Armina Mevlani, blogerja dhe nusja e djalit të Sali Berishës rrallë herë flet për familjen e saj dhe të partnerit të saj. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka treguar edhe njëherë për marrëdhënien që ka me vjehrrin, duke zgjedhur gjithmonë fjalët më të mira për të.
“Si i ke raportet me Sali Berishën dhe a takoheni shpesh?”, pyet ndjekësi.
“I kemi shumë të mira. Takohemi shumë shpesh dhe e vlersoj shumë për kulturën dhe dijen e tij”, shprehet Armina.

Një pyetje tjetër ishte dhe planet e saj për martesë dhe fëmijët. ‘Po sigursht është një ëndërr të martohem shpejt e të kem fëmijë”, është pergjigjur Armina.

Lidhur me shpalljen e Berishës dhe familjes së tij non- grata në SHBA, blogerja nuk ka folur.

Loading...