‘Berisha nuk ka pse të tërhiqet’, Paloka: Alibeaj e mbaroi misionin

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur këtë të enjte në lidhje me humbjen e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, Paloka u shpreh se PD duhet të marrë përgjegjësinë për t’u përballur me një qeveri, që sipas tij manipulon zgjedhjet.

I pyetur nga gazetarët nëse Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë, ai u përgjigj se nuk duhet bërë asnjë hap pas.

Edi Paloka: Ne do rregullojmë defektet tona. Problemi kryesor është ai që e kam thënë dhe herë tjetër. Ne e dimë realitetin. Kjo qeveri është e dimë që i vjedhin, i manipulojnë zgjedhjet. Ne duhet të marrim përgjegjësinë për t’u përballur me këta. Zgjedhjet ju i patë vetë si shkuan. Përgjegjësitë tona janë ato që sapo ju thashë dhe që i kam thënë disa herë. Ne përballemi me një realitet që është ky, një qeveri që vjedh dhe manipulon, përdor çdo mënyrë për të vjedhur votat e shqiptarëve. Po pra përgjegjësia jonë është që ne ose përballemi me këtë realitet, me të gjitha mënyrat si duhet të përballesh me një qeveri që nuk bën zgjedhje sepse këtu nuk ka zgjedhje, ose pastaj le të shkojmë të gjithë në shtëpi të gjithë dhe ata që dinë ta ruajnë lopën le të vijnë dhe ta ruajnë.

-Po zoti Berisha a duhet të bëjë një hap pas, a duhet të largohet?

Edi Paloka: Asnjë hap pas. Gjithës synimi i atyre që bëjnë gjithë këtë luftë që të ikë Berisha është që ta lemë PD-në të shkalafitet fare sepse gjithë loja që ka bërë Rama me Alibeun dhe me të tjerët kjo ka qenë, që të bëjë një opozitë që të jetë sa më e pafuqishme përballë makinerisë manipuluese së kësaj qeverie. Ju thoni hajde tia japim edhe një dorë Ramës dhe pastaj të ikim të gjithë, të marrim rrugët.

Përsa i përket Enkelejd Alibeajn dhe dorëheqjes që ai dha ditën e djeshme, Paloka tha se “Alibeaj mbaroi misionin, aq ia kishin caktuar”.

Loading...