Në një status në “Facebook”, Berisha thotë se ka fakte shkatërrimtare mbi operacionin “Fred Alizoti bis’, në emër të personazhit që u mor si dëshmitar për të hedhur poshtë çështjen e famshme ‘Babale’.
Sipas Berishës, policia ka krijuar dëshmitar të rremë dhe fajtor pa faj duke iu referuar Alkond Bengasit, një prej të arrestuarve dhe Klement Çalës, i cili është në kërkim për grabitjen.
Madje Berisha thotë se 4 nga autorët direkt të grabitjes janë nga rrethi më i ngushtë i kryeministrit Edi Rama.
Loading...