Ish-kryeministri Sali Berisha në “Foltoren” e Elbasanit ka paralajmëruar protesta të mëdha në vend dhe i ka bërë thirrje kryeministri Edi Rama se nuk do të ndalen pa e hedhuar aty ku e meriton.
“Ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Dhe Edi Rama, duhet ta dish mirë, se kur të ngrihemi ne në këmbë nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty aty ku e meriton.
Mos luaj me kafshatën, se shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e BE-së. Në do të ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë, që do i tregojmë vendin siç ja treguam në ’90. Ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë, të merituar” tha Berisha