Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kur PD të vijë në pushtet, në mbledhjen e parë të qeverisë do të miratohet vendimi për të hequr traun në rrugën e Kombit.
Berisha tha se trau do hiqet, ndërkohë që teksa iu referuar kryeministrit Rama, tha se ai që e miratoi këtë vendim do të mbahet përgjegjës për tradhëti.
“Ne mbledhjen e parë të qeverise do hiqet trau për Rrugën e Kombit, ai qe e vendosi traun do behet përgjegjës për tradhti. Rruga e Kombit nuk duhet të kishte kurrë asnjë pengesë.”, tha Berisha.
Sa i takon legalizimeve, Berisha tha se me PD në qeveri do përfundojnë në kohë rekord, me 1 euro banesa.
Loading...