Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nisi sot turin e tij të “foltoreve”, që sipas tij synojnë të rikthejnë dinjitetin dhe Statutin e PD-së.
Në fjalimin e mbajtur Berisha e konsideroi Bashën ish-kryetar të PD-së, i cili sipas tij duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas dy humbjeve në zgjedhje.
“Nëse Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet edhe PD nuk i fitoi zgjedhjet. Unë nuk mund të them atë që nuk është. Do jap një të dhënë. Ditën e zgjedhjeve në darkë, anketuesi që kishim pyet zgjedhësit demokratë, për kë votuat në PD. Vetëm 1/ 5 për Lulzim Bashën, 19% votuan për Bashën të tjerët për PD. E kundërta ishte në kampin tjetër. Ne erdhëm, s’mund të them që ne fituam, sepse kështu nuk fitohet pa lider. Ndodhi kjo, ishte humbja e dytë më e madhe. Çfarë bëri Zotëria? Dhe unë i thash në zyrë, unë absolutisht nuk do e kapërdija më, por kisha disa probleme të mia. Ai humbi 2 herë zgjedhjet, humbe një herë duhet të ikësh, i humbe dy herë duhet të ikësh. Çfarë bëri?
Ju tregoj të gjithë skemën e 2001, si arritëm ne në atë vit që i kisha kundërt dhe kjo ishte e vërtetë, por ne arritëm me fakte dhe dokumente të vëmë sanksione në qeverinë e Nanos. Ne si opozitë e fituam një levë tani, por e vërteta është që veçse këtu brenda treguam që na grabiti zgjedhjet me fakte dhe dokumente, por përveç kësaj, vetë ata që vendosën sanksionet u shqetësuan për zgjedhjet në Shqipëri dhe PD fitoi në 2005 zgjedhjet, në të njëjtën mënyrë që veproi Lulzim Basha për interes të karriges së tij. Duke shkelmuar miqtë e mi, që e bënë natën ditë për të fituar zgjedhjet, ai vuri përpara karrigen e tij dhe i tha atyre se keni fituar“, tha Berisha.