Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ditën e sotme foli për vendimin e sindikatës së pedagogëve për t’u tërhequr nga bojkoti i procesit mësimor.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se sindikata e pedagogëve do të ketë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se vjedh fondet e pasuritë publike.
“Përshëndes sindikatën e Universiteteve të vendit, për vendosmërin, mbrojtjen që u bëri e u bën interesave jetike të pedagogëve, punonjësve, studentëve, intereave jetike të kombit shqiptar. Kjo sindikatë ka vendosur që të ndërpresë thirrjen për bojkot por të vijojë luftën e betejën,
E garantoj që në cdo hap të saj ajo dhe cilado organizatë që mbron një kauzë ët drejtë do ketë mbështetjen totale të PD. Theksoj se nuk mund të pajtohem kurrë që një pedagog në Tiranë të marrë gjysmën e rrogës që merr një pedagog në Prishtinë. Qeveria e Kosovës nuk vjedh taksat, fondet e pasuritë publike sic vjedh Edi Rama.
Nuk mund të pajtohem që buxheti për shkencën në Kosovë të jetë disa herë më i madh se në Shqipëri, që studentët në Kosovë të subvencionohen me 100 euro kurse në Shqipëri u mbyllen dyert e universiteteve. Ne shprehim mbështetje të plotë ndaj sindikatës së universiteteve të vendit”, tha Berisha./Opinion.al