Në media sot ka pasur raportime se Ilir Meta është arratisur nga Shqipëëria dhe vendndodhja e tij nuk dihet prej disa ditësh.
Për këtë cështje është pyetur sonte në “Opinion” edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha se nuk kishte pasur komunikim me Metën prej disa ditësh.
“Nuk kam komunikuar, nuk e di, ai udhëton shpesh”, tha Berisha teksa Fevziu e njohu me lajmin e raportuar sot në disa media për arratisje të Ilir Metës.
Kujtojmë që ndaj ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë ka dosje që po hetohen në SPAK, siç është afera CEZ-DIA. Deri më tani s’ka një reagim nga vetë Meta për vendndodhjen e tij të mundshme.
Të shtunën e kaluar ai bëri një reagim për hetimin që SPAK nisi ndaj Sali Berishës. ©Argjiroja.net