Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha jashtë dyerve të Parlamentit ka folur për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti.
Berisha tha se policia po gënjen, si me rastin e Klodian Rashës.
“Policia gjithnjë gënjen, siç tha për Klodian Rashën. Prisni kur të na thonë se në një pellg ishte një revole.
E kam ndjekur, pse nuk paraqiti dokumentin, në një distancë të gjatë shumë. E kanë kapur, e kanë futur në makinë, janë sjellë shtazërisht me të dhe burimi thotë se në komisariat e kanë sjellë pa ndjenja ose të vdekur.
Nuk kanë marrë autoambulancë, nuk kanë thirrur autoambulancë, nuk e kanë çuar në spital, por de fakto në morg. Gjithçka tregon se është dora kriminale e vrasësve me uniformë që i morën shpirtin një 32-vjeçari. Kishte 1000 mënyra të tjera për t’u sjellë ndaj atij të riu”, tha Berisha.