Berisha: “Rama i ka pasion kr.iminelët.Nuk mund të rrijë dot pa ata”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka habitur me deklaratën e tij ku tha se Rama ka si roje badigard, kriminela serial killer.

Në emisionin ‘Opinion’, Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se mban truproja personal vrasës serialë, por nuk ka përmendur emra.

‘Lulzim Bashës mund t’i thuash shumë gjëra. Mund t’i numërosh një listë me të mirë dhe të meta, por ama një gjë nuk ia thotë dot kush, që është i lidhur me krimin.

Ramës lidhjet me krimin nuk ia numëron. Rama edhe kur ishte në opozitë mbante një serial killer për badigard. Politikani me lidhjet me të tmerrshme me krimin është Edi Rama. Rama i ka pasion kriminelët.

Nuk mund të rrijë dot pa ata’– tha ish kryeministri Berisha.

Loading...