Ish-kryeministri Sali Berisha teksa bëri një ‘projeksion’ të zgjedhjeve të 2025-ës, tha se Rama do të tentojë të manipulojë sërish. Në një konferencë me mediat, sipas Berishës, Rama ikën nga pushteti vetëm me protesta të fuqishme.
Po ashtu ai tha se rikthimi i tij në politikë sërish ishte i suksesshëm, pasi pa vulë dhe pa asnjë qindarkë, ai arriti që të merrte 500 mijë vota.
“Raportet janë serioze për një forcë politike që do të drejtojë. Ju do të ndiqni sipas qarqeve, farsën zgjedhore. Pas kësaj do të shfrytëzohet çdo hapësirë ligjore. Rama, të garantoj, se zgjedhjet në 2025 me këto që ka bërë në këto zgjedhje, do të duken xhuxhe, krahasuar me ato që do të bëjë me ato të 2025. Por ne së pari e ndoqëm këtë proces ku u bë gjithçka për ta mohuar, ne nuk bojkotojmë zgjedhje. Zgjedhje do të ketë në 2025 dhe PD do te bëjë gjithçka që të ikë Rama nga pushteti. Njeri që të na garantojë votën nga jashtë nuk ka, ndaj po e bëjmë këtë punë me shumë përkushtim.
Edi Rama ikën me protesta të fuqishme. E kam theksuar disa herë, se kjo është faza e mbrojtjes së votës. Pas datës 23 korrik që përfundojnë zgjedhjet në Rrogozhinë, PD kthehet në fazën e saj të një analize elektorale. Ne do të bëjmë analizën e plotë. Rikthimi im ishte i suksesshëm, ku pa vulë, pa emër, pa një qindarkë, me të gjithë këtë gjigandizëm të dhunimit të votës, 500 mijë idealistë nuk u mposhtën. Kjo është lokomotivë që do të përmbysë Edi Ramën. Imagjino sikur të kishte ecur çfarë katastrofe do të ishte për Shqipërinë. Ndaj këtu t’i ndajmë gjërat.”, tha Berisha.