Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur në një intervistë në Euronews, me ish-zëdhënësen e tij Erla Mëhilli. Përballë saj, Berisha është shprehur se nuk do të tërhiqet nga mandati i deputetit pavarësisht shpalljes “non grata” nga SHBA.
Erla Mëhilli: Të gjithë e dinë që kemi punuar bashkë, plot 12 vite.
Sali Berisha: Në qoftë se ka njeri që ka të drejtë t’i shtojë Sali Berishës, qindra mijëra pyetje ajo është Erla Mëhilli.
Erla Mëhilli: Do jeni në Kuvend?
Berisha: Ditën e premte Berisha do të jetë në parlament ne përputhje të fortë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Unë e kam theksuar, nuk fshihen prapa mandatit absolutisht jo. Nuk fshihem prapa sovranitetin, prapa dinjitet. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjiteti tim, sepse sovraniteti i vendit tim është shprehur nga zgjedhësit shqiptarë. Ata me votë shprehin sovranitetin e tyre. Unë nuk mund ta shkelmoj atë.