Berisha: Shembja e Teatrit, ditë zie kombëtare

Dite zie kombetare, keshtu e ka cilesuar ish kryeministri Sali Berisha shembjen e Teatrit Kombetar.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se me nje mendesi moniste veproi pertej interesave te qytetareve dhe per aresye korruptive shembi teatrin kombetar.

“Shembja e Teatrit eshte nje dite zie kombetare, eshte nje simbol i lirise qe u shemb nga regjimi kriminal”, deklaroi Berisha ne nje prononcim per median.

Berisha i bashkohet protestes….

Ish kryeministri i vendit Sali Berisha i është bashkuar protestës së opozitës dhe të shoqërisë civile i është bashkuar protestës kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Së bashku me Berishën, në protestë pritet që të jetë edhe kreu demokrat Lulzim Basha. Partia Demokratike ka thënë madje se kur të vijë në pushtet do ta rindërtojë Teatrin Kombëtar aty ku ndodhet.

Teatri Kombëtar u shemb nga qeveria, pas një proteste të madhe të shoqërisë civile. Tashmë politikanë, artistë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë dalë në Bulevard.

Loading...