Berisha: ‘Sot në një nga ditët më staliniste narkoparlamenti i narkoshtetit ka shtuar 10 vepra burgu në aktin më të papërgjegjshëm të tij’

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi një nga ditët me staliniste, ndryshimet në kodin penal që bëri sot Kuvendi i Shqipërisë për ashpërsimin e masave ndëshkuesve ndaj personave që shkelin masat në gjendjen e fatkeqësisë natyrore, siç është pandemia e Covid 19

Sipas tij, Rama po mundohet ti ikë përgjegjësive të tij, ku vetë ai duhet të ishte në burg për mosmarrjen e asnjë mase për 3 muaj rresht.

“Sot në një nga ditët më staliniste narkoparlamenti i narkoshtetit ka shtuar 10 vepra burgu në aktin më të papërgjegjshëm të tij.

Në një kohë kur nuk ka asgjë tu ofrojë realisht qytetarëve, Edvin Kristaq Rama ka përzgjedhur terrorin dhe vetëm terrorin. Mendon se me terror do të mund ti shpëtojë përgjegjësuisë së tij të tmerrshme.

Nëse sot ka njeri që duhet të jetë në burg është ai që për tre muaj rresht nuk mori asnjë masë, përkundrazi u tha shqiptarëve se nuk është asgjë kjo,”- deklaroi Berisha.

Loading...