Berisha: ‘Tahirit iu sos durimi dhe i dha ultimatum Ramës se nëse nuk do ta lironte nga qelia, do të zbërthente…’

Lirimin e sotëm të Saimir Tahirit nga qelia burgut, Sali Berisha e shpjegoi si një urdhër direkt të Edi Ramës.

Sipas Berishës, Tahirit iu sos durimi dhe i dha ultimatum Ramës se nëse nuk do ta lironte nga qelia, do të zbërthente lidhjet e tij dhe të vëllait të tij, Olsi ramës me krimin dhe bandat nga Meksika në Amerikë të Jugut.
“U lirua me urdhër të Ramës. Tahirit iu sos durimi. U lirua me ultimatumin që ai i çoi Edi Ramës, se përndryshe do të zbërthejë të gjitha lidhjet kriminale të Edit dhe Olsit nga Meksika në Amerikë të Jugut. Urdhër direkt i Ramës. Saimir Tahiri ja dha këtë paralajmerim botërisht dhe zyrtarisht që nqs une do të di të mbrohem. Më në fund ai arriti ta mposhte Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer ne aferën Mcgonigal. Po bën lobimin më të fuqishëm që të shpëtojë. Por s’do shpëtoje dot, megjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij. Unë kam besim te drejtesia amerikane.” – u shpreh Berisha nga konferenca e përjavshme për shtyp në selinë e PD-së.

Loading...