Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në “Facebook” ka komentuar të dhënat të reja për atentatin e sotëm në dalje të Shkodrës, ndaj kushëririt të deputetit të PS-së, Luan Harusha.
Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, sipas të cilit atentati ka ndodhur sot në Vukatan në dalje të Shkodrës, ku Fatjon Harusha dhe një femër po udhëtonin me një automjet në pronësi të drejtoreshës së Transportit Rrugor të këtij qyteti.
Në mesazhin e publikuar nga ish kryeministri thuhet se ndaj këtij automjeti një muaj më parë është vendosur një sasi eksplozivi, por ngjarja u zbulua në kohë nga drejtoresha e Transportit Rrugor.
Postimi i Sali Berishës:
“Të dhena te reja që fsheh narkoplicia për atentatin ne Shkoder.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Doktor përshenjtë nga Shkodra
Atentat Fatjon Harushes dhe një femrës qe ka qen me te. Atentat ne Vukatan ne dalje te Shkodrës, por jo për qudi Harusha djali xhaxhait i Luan Harushes po udhëtonte me makinën e drejtoreshës se transportit rrugor Shkodër EGLA MIRASHI (e emëruar nga deputetit) kësaj makine para një muaji i është vendosur tritol por është pikasur nga e zonja.
Ngjarja nuk po zbardhet dhe këna frik me dal rrugeve n’Shkodër, pardje arm, sot arm zot na ruaj ku jetojme
Anonim ju lutem pasi nshkoder nuk asht jeta e sigurt🙏”, shkruan Berisha.