Unë nuk e di se cili do të jetë vendimi, që do të merret nesër për Shqipërinë dhe unë e kam shprehur qëndrimin tim për hapjen e negociatave, ndonëse nuk është plotësuar asnjë nga kushtet e një viti më parë.
Por unë dua të falenderoj Presidentin Emanuel Macron, i cili natyrisht, për shqetësime të vendit të tij, vuri gishtin në njerën nga plagët më të tmerrshme të shoqërisë së sotme shqiptare, largimin e mijëra e mijëra shqiptarëve dhe kërkesën e tyre për azil në vendin e tij, çka përbën një problem vërtet serioz për Francën, por që në të vërtetë përbën një fatkeqësi shumë herë më të madhe për Shqipërinë, përbën një hemoragji të tmerrshme shpërbërëse kombëtare, largimin masiv të rinisë dhe vdekjen graduale të së ardhmes së kombit tonë.