Kryetari i PD, Sali Berisha ka zgjedhur që 110-vjetorin e pavarëisë së Shqipërisë ta urojë nëpërmjet një video-mesazhi të postuar në Tik-Tok.
Duke vlerësuar kontributin e Ismail Qemalit dhe atdhetarëve të tjerë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, Berisha u ndal dhe te situata aktuale politike.
Berisha tha se pas 110 vitesh nga pavarësia, qeveria “Rama” është shndërruar në një regjim që po përzë qytetarët nga vendi.
Kryedemorkati theksoi se është detyra e çdo qytetari që të ngrihet kundër qeverisë aktuale për ta bërë Shqipërinë një tokë të begatë.
“Të dashur miqtë e mi të Tik Tok-ut, me këtë mesazh dëshiroj t’ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Flamurit! Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Të shpreh nderimin tim më të thellë, për Ismail Qemalin dhe për të gjithë ata burra dhe gra që sakrifikuan me jetë, me penë dhe ne të gjitha format bënë të mundur pavarësinë e këtij vendi. Pavarësia e Shqipërisë është si të thuash festa e të gjitha festave të Shqipëtarëve. Pa pavarësinë e Shqipërisë, ne do të ishim vidhisur në honet apo mjegullnajat e Ballkanit.
Lavdi Zotit, sot ne jemi të lirë! Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që ndodhemi. Por sot, ne kemi një problem shumë të madh, këtë regjim i cili, me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike, po përze shqiptarët! Po përze rininë e kombit, sa asnjë regjim tjetër në histori. Ndaj dhe kjo ditë është një thirrje për çdo të ri të këtij vendi, për çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij në mënyrë që Shqipërinë, këtë tokë të begatë, këtë vend të bekuar ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona në shtëpinë e së ardhmes sonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti ju bekoftë ju! Faleminderit shumë!”-shprehet Berisha./Opinion.al