Berisha: “Vendi po shkon drejt një përplasje të sigurtë civile. Për rikthimin e votës ja vlen cdo veprim”

Një paralajmërim të fortë ka bërë gjatë mbrëmjes së sotme Ish-Kryeministri, Sali Berisha ku tha se se vendi po shkon drejt përplasjes së sigurtë civile.

Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama si vrasës të votës së lirë duke shtuar se për rikthimin e votës ja vlen çdo veprim.

Vendi po shkon drejt një përplasje të sigurtë civile.

Për rikthimin e votës ja vlen cdo veprim, deklaroi Berisha. Fasadë nuk mund të jemi.

I kemi hequr mandatet dhe jemi si cdo qytetar të thjeshtë të këtij vendi.

Ne do udhëheqim betejën për rikthimin e votës së lirë. Rama është një vrasës mizor i shpresës së shqiptarëve dhe nuk u len atyre alternative tjetër vec largimit nga Shqipëria”, deklaroi Berisha në ABC News.

“Opozita që ndjehet shumicë do ti tregojë vendin kakistokacisë dhe këtyre që sillen si gangsterë. Dhe do ti sigurojë shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë.

Ne kemi popullin në krah, ata kanë drogën. 125 komisatë, nënkomisarë u morën gjerësisht me kanabisin. Këta dinë vetëm të mbrojnë krimin dhe jo votën. Duhet të ikë me çdo kusht Rama dhe infrastruktura e ngritur”, tha më tej ish-kryeministri.

Loading...