Berisha zbulon ‘arsyen’ e krimit në Vlorë

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se shkak për ngjarjen kriminale të ndodhur dje tek Uji i Ftohtë në Vlorë, ku u vranë dy persona dhe u plagos një i tretë është eliminimi i dëshmitarëve.

Berisha e bazon deklaratën e tij në një mesazh të qytetarit dixhital që tregon në denoncimin e tij se një nga të vrarët, pronar i makinës ka qenë pjesë e përgjimeve të drogës mes oficerëve të policisë dhe Habilajve.

STATUSI I BERISHËS
Shkaku i ekzekutimeve mafioze dje në Vlore është eliminimi i dëshmitarëve!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Njëri nga të vrarët në Vlorë, ai që ishte edhe i zoti i makinës, ka qenë pjesë e përgjimeve të drogës mes oficerëve të policisë dhe grupit të Habilajve. Fakti që po nxitojnë të përmendin faktin se i plagosuri ka qenë në bandën e Gaxhait në 1997, shërben për të mbuluar ndoshta shkakun e vërtetë, d.m.th që po hiqen qafe dëshmitarët.

Berisha Fb
(BalkanWeb)

Loading...